Ne ndeshjen e kaluar, ate ndaj Egnatias, u be shume zhurme ne lidhje me reagimin e futbollistit Liridon Latifi pas zevendesimit te tij nga ana e trajnerit Brdariç.

U perfolen shume gjera, u mendua se lojtari do te pezullohej apo gjobitej, por stafi dhe drejtuesit e klubit kane zgjedhur ta mbyllin kete çeshtje ne heshtje, perderisa edhe lojtari u ka kerkuar falje per ate sjellje.

Trajneri Brdariç pas ndeshjes se sotme me Pogradecin ku Latifi luajti rreth 60 minuta si titullar, u pyet nese çeshtja e tij eshte e mbyllur tashme, u pergjigj:

“Për mua është e rëndësishme që çdo lojtar të mësojë nga veprimet e tij. Për mua nuk ishe veprim i mirë, ndoshta pati disi ndikim në ekip, megjithatë mendoj se është djalë i ri me ego dhe dëshirë për të luajtur futboll dhe do të ketë mbështetjen time maksimale për tu përmirësuar në vazhdim”.

Per ta vertetuar kete gje, sherben kjo video e publikuar nga fotografi Mikel Thepina qe tregoi momentin e zevendesimit te Latifit dhe pershendetjes se tij me trajnerin Brdariç./SHKODRA-SPORT.COM/