Kuqezinjtë e kanë luksin të luajnë pa një lojtar të Premier League, ndërsa skuadra bardhekuqe e drejtuar nga trajneri Ralph Hasenhuttl e konsideron si një element shumë të rëndësishëm të organikës për këtë sezon ku po lufton për të siguruar mbijetesën.

Sipas mediave britanike, shtatlarti shqiptar është rikthyer në stërvitje me shokët e skuadrës pasi e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë në dispozicion të austriakut i cili planifikon të mos e aktivizojë titullar pasi Broja nuk i ka ende minutat në këmbë pas dy javëve në bokse për shkak të një dëmtimi.

Në transfertën e Norwich, Southamton do të kërkojë pikë të rëndësishme për objektivin sezonal dhe Broja mund ta nisë ndeshjen nga pankina edhe pse nuk përjashtohet mundësia që trajneri të vendosë në minutat e fundit për ta hedhur në fushë titullar për shkak ta cilësive fizike dhe teknike të 19-vjecarit.

Sulmuesi kuqezi u zhvendos në tribunë për sfidën e stadiumit “Wembley” kundër Anglisë dhe nga stafi i Kombëtares nuk ka ende një qëndrim në lidhje me vendimin, ndërsa Broja nuk figuroi në listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Andorrës edhe pse prej ditësh është rikuperuar plotësisht dhe mund të kishte qenë një lojar shumë i rëndësishëm për të zgjidhur ndeshjen e komplikuar me skuadrën modeste nga prioncipata e pirenejve.