Ndryshimet e fundit te Vllaznia kane bere qe tashme skuadra te mos funksionoje ashtu si duhet e per rrjedhoje edhe ne opinionin sportiv tashme ka dilema nese ajo do t’i arrije objektivat e saj sezonal apo jo.

Nje nga njerezit qe vazhdimisht ka folur mire per Vllaznine e ketij sezoni, gazetari sportiv Gezim Sinemati, tashme ka nje mendim ndryshe per kuqeblute.

E ka shprehur ate gjate emisionit “Procesi Sportiv” teksa eshte treguar shume kritik per disa nga pjestaret e stafit te Vllaznise teksa ka thene:

“Kemi folur shpesh per Vllaznine e cila ishte shembulli me i mire i lojes se bukur, por ndaj Egnatias u dorezua. Thane se ishte faji i Brdariç. Iku Brdariç, ndersa keta te tjeret nuk mbajne pergjegjesi fare, bejne çfare te duan.

Brdariç mbante pergjegjesi se ishte i huaj, ndersa shqiptaret mund te bejne çfare te duan me Vllaznine dhe nuk mbajne pergjegjesi, kjo eshte historia.