Diten e sotme eshte dhene lajmi se te marten e ardhshme ne Shkoder do te zhvillohet Kupa e Shqiperise ne atletike per te rritur. Kjo gje eshte konfirmuar edhe nga vete kryetrajneri i Vllaznise Albert Marashi ne nje interviste te dhene per gazeten “Shkodra Sport”.
Ai ka zbuluar faktin se nje aktivitet i tille rikthehet te zhvillohet ne Shkoder pas plot 30 vitesh. Si rrjedhoje, do te tentojne ta kthejne te marten e ardhshme ne nje feste te vertete sportive.
“Jemi te lumtur qe nje aktivitet i tille rikthehet pas kaq shume vitesh ne qytetin tone. Do te bejme me te miren e mundshme qe ajo dite te shnderrohet ne feste ne te gjitha drejtimet.
Kuptohet qe edhe ne aspektin sportiv do synojme te jemi te suksesshem, teksa do kerkojme fitimin e ketij trofeu, qe do te ishte i 14-ti rradhazi per ekipin e Vllaznise. Po ashtu, synojme qe ate dite te thyejme edhe rekordin kombetar te gares se 200 metrave me atletin Franko Burraj apo dhe rekorde te tjera te te rinjve me sportiste te tjere”- ka thene kryetrajneri Marashi.
Te plote prononcimin e tij per aktivitetin e dates 10 maj, do te mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e kanalit zyrtar te “Shkodra Sport” ne ypoutube: