Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marota, duke folur për mediat italiane ka prekur një temë të nxehtë, atë të transferimit të mundshëm të Lautaro Martinezit te Barcelona.

“Lautaro dëshiron Barcelonën? Do të përballemi me të dhe duhet ta bëjmë të kuptojë që një mundësi e tillë mund t’i paraqitet në të ardhmen, kur të jemi më i gatshëm për ta hedhur këtë hap. Lojtari mund të presë që të rritet më shumë tek Interi. Është e vështirë të flasësh për të ardhmen e tij në këtë moment, por unë i them: përqendrohu tek e tashmja, do të rinisë sezoni dhe kemi objektiva për të arritur. Mund të marrim shumë kënaqësi dhe futbollistët duhet të jenë protagonistë”.

Marotta këmbëngul se zikaltrit nuk duan të privohen nga një lojtar si ai.

“Ne, si shoqëri, nuk kemi vullnet për ta shitur. Është i ri dhe mbetet një element shumë i rëndësishëm për Conten. Pastaj ka një klauzolë largimi. Nuk e di çfarë mendon Barcelona, ndoshta do të kenë alternativa. Unë shpresoj që ata të mos e paguajnë klauzolën. Në rast lamtumire, në vend të Lautaros do të vijë një futbollist me shumë peshë, pra një lojtar i madh”, tha administratori i Interit.