Mario Balotelit i është refuzuar hyrja në qendrën stërvitore të Breshas këtë mëngjes pasi marrëdhëniet mes tij dhe klubit janë të tensionuara. Sulmuesi italian i është drejtuar kampit stërvitor, por në hyrje të saj është ndaluar nga roja i sigurisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane hyrja i është refuzuar Balotelit për shkak se çertifikata e tij mjekësore nuk ishte e rregullt.

Pak kohë më parë sulmuesi i kishte thënë ekipit të tij Breshas se nuk mund të stërvitej pasi ishte sëmurë me diarre dhe klubi i ka kërkuar një çertifikatë të re mjekësore. Këto situata konfirmojnë në një farë mënyre të ardhmen e sulmuesit italian që do të jetë larg “dallëndysheve”.