Ditën e djeshme, lajmi i ditës në ekipin e Laçit ishte largimi i trajnerit Gentian Mezani dhe emërimi në stol i Nevil Dedes, siç raportoi shtypi i shkruar.

Trajneri vlonjat nuk doli as në media për të dhënë intervistën pas humbjes me Kukësin që ishte e treta rradhazi në shtëpi duke bërë që stoli i tij të lëkundej ndjeshëm.

Nderkohe po ne media qarkulloi edhe emri i Nevil Dedes si zevendesuesi i tij i mundshem, por vete ky i fundit ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” diten e djeshme beri te ditur se nga Laçi nuk kishte patur asnje kontakt. Kjo do te thote se me shume mundesi trajneri aktual i kesaj skuadre do te vazhdoje serish.

Një takim mes drejtuesve dhe vlonjatit ka bërë që Mezani të vazhdojë sërish në krye të kurbinasve. Drejtuesit do t’i besojnë Mezanit të vazhdojë i qetë punën dhe të përgatisë ndeshjen e rradhës, shumë të vështirë ndaj Tiranës, në Elbasan Arena, ditën e shtunë në orën 17:00.

E sigurte eshte qe kjo ndeshje do te jete percaktuese per fatin e metejshem te ketij trajneri, nderkohe qe Dedes i duhet te prese edhe pak dite./SHKODRA-SPORT.COM/