Dita Nderkombetare e Grave eshte shoqeruar me urime edhe nga te gjithe institucionet e futbollit dhe si rrjedhoje keshtu ka vepruar diten e sotme edhe UEFA.

Permes nje posteri te publikuar ne faqen e saj, institucioni i futbollit europian ka zgjedhur rreth 40 personazhe femra per te bere urimin e kesaj feste.

Ajo qe e ben te veçante kete urim eshte edhe perzgjedhja e futbollistes se Vllaznise Megi Doçi ne mes tyre per te bere kete urim. Ndonese ekipi shkodran ka marre vitin qe shkoi per here te pare ne fazen e grupeve te “UEFA Women’s Champions League”, kjo pjesmarrje eshte vleresuar se tepermi dhe prandaj eshte zgjedhur edhe nje pjestare e ekipit kampion te Shqiperise.

Nder keto figura te perzgjedhura bejne pjese futbolliste te ekipeve nga me te njohurat e kontinentit, trajnere, arbitre, por edhe tifoze dhe te gjitha sebashku ne nje foto kane uruar diten e grave.

Ajo qe ka rendesi per ne eshte qe tashme dhe Vllaznia e femrave eshte pjese e çdo eventi te niveleve te larta qe UEFA organizon dhe kjo tregon me se miri se ekipi shkodran eshte “ambasadori” me i mire i Shqiperise edhe aty./SHKODRA-SPORT.COM/