Bajern Mynih-PSG do të jetë duel muskujsh mbi kualifikimin përtej fazës me eliminim direkt. Më poshtë po ju prezantojmë me disa nga statistikat mes tyre përgjatë sezonit aktual.

TË FRIKSHËM-Bavarezët në 22 rastet kur ia kanë dalë të fitojnë në takimin e parë në një sfidë me eliminim direkt në Champions, kanë arritur të avancojnë në 20 të tilla, çka nënkupton se shanset e Kilië Mbapesë me shokë janë thuajse minimale në këtë aspekt.

Rasti i fundit koincidon me duelin përballë Interit, edhe pse ata kishin fituar me shifrat 0-1 në Itali, nuk ia dolën ta mbronin në Mynih, e përkthyer me shifrat 2-3 në “Allianz Arena”, i cili i dha avancimin për më tutje zikaltërve si pasojë e golit në fushë kundërshtare.

MUR I VËRTETË-Të besuarit e Julian Nagelsman nuk njohin gol në portë përgjatë 6 dueleve të fundit në Ligën e Kampionëve, ndonëse ishin pjesë e grupit të ferrit dhe u “përplasën” me Parisin në transfertë. Vetëm Plzen ia ka dalë t’i shënojë në kuadratin e Ulraish. Herën e fundit që e kanë kurorëzuar këtë statistikë ia kanë dalë të shkojnë në finale. Bajerni ka triumfuar në 15 nga 17 ndeshjet e fundit në shtëpi, pikërisht parisienët e kanë ndëshkuar në çerekfinalen e 2021- shit (2-3).

Deklarata e Manuel Nojerit do të shtangte jo vetëm drejtuesit e Bajernit, por gjithë opinionin, kjo si rezultat i përvojës dhe lidhjes me klubin e Bajernit. Largimi i trajnerit të portierëve, Toni Tapaloviç, bëri që 36-vjeçari të shpërthente.

Së fundmi, Uli Hënes ka zbardhur ngjarjet e zhvilluara brenda drejtuesve të bavarezëve: “Manueli e pranoi se kishte kryer gabim trashanik dhe e bisedoi me Salihamixhiçin e Nagelsmanin. Pendimi i tij ka kohë të gjatë dhe ndikoi në hapat pasues të ndërmarrë me bordin e klubit. I uroj shërim sa më të shpejtë Nojerit, ai mbetet lideri i vërtetë”, përfundoi presidenti i Nderit në ekipin nga Mynihu për “Münchner Abendzeitung”.