Trajneri i West Ham, David Moyes foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër AEK Larnaka, ndeshjen e parë të 1/8-ave të Conference League.

Ai theksoi se do të dëshironte të shkonte në finale dhe ta fitonte këtë trofe.

“Do të doja shumë të shkoja në finale dhe ta fitoja këtë kompeticion. Ne mendojmë se i kemi të gjitha shanset për të fituar, jemi të barabartë me çdo ekip”-tha tekniku.

Jose Mourinho u përlot pas fitores së Conference League me Romën. A është dëshmi se sa e rëndësishme është kjo kupë?

“Unë jam plotësisht dakord. Trajneri dhe lojtarët kanë shumë pak shanse për të fituar një turne. Mourinho është një fitues serial, lotët e tij treguan se sa e rëndësishme ishte për të. Vitin e kaluar ne donim të fitonim Europa League, por nuk ia dolëm.”-shtoi Moyes.