Ndryshe nga ndeshja e pare ne Durres, sonte Teuta e ka zhgenjyer me paraqitjen e bere ne “Qazim Dervishi” duke nderlikuar gjithçka sa i takon titullit kampion.

Trajneri i saj Melzin Lazimi ka shprehur pakenaqesine e tij ne lidhje me lojen e zhvilluar dhe nga ana tjeter ka vleresuar padiskutim paraqitjen e ekipit te Vllaznise.

“Një ndeshje ndryshe nga e para. Finalet i kanë këto ulje dhe ngritje. Me euforinë e fitores së parë menduam se do të ishte e lehtë. Nuk jam i kënaqur me lojën, pa diskutim. Shumë gabime në mbrojtje. Për Vllazninë gjithcka shkoi mbarë, gjë që do të thotë se ne nuk e kemi ekzekutuar mirë planin tonë në mbrojtje.

Sigurisht që kur nuk ke ritmin e duhur në mbrojtje, gjërat bëhen dhe më të vështira e pastaj transmetohen edhe vështirësi në sulm. Vemëndja jonë është te ndeshja e rradhës dhe pastaj të kthehemi përsëri në Shkodër për të realizuar një ndeshje akoma më të mirë.

Nuk duhet ta përsërisim të njëjtin gabim. Shpresoj që në ndeshjen e rradhës do të japim më të mirën tonë. Besoj se humbja në Durrës Vllaznisë i paska bërë mirë, ka ditur ta trajtojë dhe vijmë këtu dhe shohim këtë Vllazni. Ky është sporti.

Nuk është çdo gjë talenti, se sa është karakteri. Për mua është kënaqësi të vij të luaj në Shkodër, më pëlqen shumë tifozëria shkodrane, e dashuron sportin dhe padyshim që për skuadrën është një shtysë e madhe”./SHKODRA-SPORT.COM/