Juventusi ka mposhtur Veronën me rezultatin minimal 2-1 në takimin e vlefshëm për javën e 4-t të Serisë A. Titullar në këtë përballje ka qenë edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Ndryshe nga sfida ndaj Milanit, ku rezultoi më i miri në fushë, shkodrani në sfidën e sotme ishte i pafat, teksa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në sekondat e fundit të lojës.

Kumbulla pengoi në limitet e zonës mesfushorin Matuidi, teksa gjyqtari nuk e ka falur duke i drejtuar kartonin e dytë të verdhë. Të verdhin e parë mbrojtësi e mori në minutën e 16-të. Ai do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Udinezes në shtëpi.

Megjithate fakti qe Kumbulla po luan si titullar me Veronen ne ndeshjet me te rendesishme te saj tregon me se miri se ai eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem per kete ekip ndonese eshte vetem 19 vjeç.