Drejtori i Akademise Vllaznia Alban Neziri dy dite me pare ne nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” deklaroi se nuk ishte i kenaqur me punen e disa trajnereve tek Akademia Vllaznia kete sezon. Nje mendim qe me siguri do ta kete çuar edhe tek drejtuesit e larte te klubit dhe kjo gje paralajmeron ndryshime ne strukturen e saj.

“Nuk jam i kënaqur me punën e disa trajnerëve, sepse unë e kam theksuar edhe në mbledhjen e parë që kemi bërë me Akademinë, që kampionati këtë vit do të jetë jashtëzakonisht i fortë, jo si vitet tjera, sepse kemi luajtur me ekipe shumë të dobëta”- u shpreh Neziri per gazeten tone.

Ne fakt, ecuria e disa prej ekipeve nuk ka qene e duhura teksa ekipi U14 i kesaj Akademie ka rene nga Superliga, ndersa jo mire jane paraqitur edhe disa ekipe te tjera. Kjo gje sigurisht qe le vend per ndryshim dhe tashme duhet pritur se çfare do te ndodhe.

Perpos kesaj, pas emerimit te Elvis Plorit si drejtor sportiv, ka mbetur bosh edhe posti i trajnerit te ekipit U21 dhe ne kete aspekt, me shume siguri per sezonin e ri tek Akademia Vllaznia do te kemi 3-4 levizje trajneresh.

Po kush do te jene ato? Per momentin nuk mund te thuhet asgje sepse te gjithe trajneret jane nen kontrate deri ne fund te qershorit por kur te nisin pergatitjet per sezonin e ri, do te mesohet me shume ne lidhje me kete./SHKODRA-SPORT.COM/