Qazim Laçi ishte protagonist absolut në suksesin e Sparta Prague ndaj Jablonec. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dha kontribut në tre gola, në suksesin 5-1 të skuadrës së tij jashtë fushe.

Pas dy golave të parë, Laçi nisi serinë e asisteve, teksa fillimisht shërbeu saktë Minchev në të 34-ën, duke dhënë një top nga pas shpine.

Pesë minuta më vonë, mesfushori kuqezi la topin për Kairinen, që shënoi golin e katërt për Spartën, ndërkohë në në kohën shtesë të pjesës së parë, Laçi harkoi bukur për Wiesne që me kokë shënoi golin e radhës.

Laçi e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, pasi ka dhënë 4 asist në katër javë. Sparta Prague ka marrë 12 pikë të plota në 4 javët e para dhe synon që të mbrojë titullin kampion dhe këtë edicion në Çeki.