Mehdi Çoba e nisi sezonin mes shumë vështirësive duke marrë minuta të pakta nën drejtimin e Mirel Josës por në javët e fundit është përdorur si titullar ku ka dhënë performance mjaft të mira.

Në 19 ndeshje këtë sezon ka shënuar vetëm 1 herë në përmbysjen e madhe ndaj Partizanit në Tiranë ndërsa asistoi për supergolin e Herald Markut në ndeshjen ndaj Erzenit një javë më parë.

Këtë të shtunë, Sedloski e përdori sërish si titullar dhe shkodrani shkëlqeu në krahun e djathtë të sulmit duke vallëzuar mes lojtarëve kundërshtar me efikasitet dhe bukuri.

Driblime që rrallëherë shihen në një kampionat si Superioria kanë bërë krenar klubin e Vllaznisë që ka ndarë në rrjete sociale një video të lojtarit me performancën e tij ndaj Kukësit, ndeshje që u mbyll pa gola./newsport/