Egnatia kryesuese e kampionatit do te prese neser ne fushen e saj ekipin e Vllaznise, ne kuadrin e ndeshjeve te javes se 15-te te “Abissnet Superiore”. Kuptohet qe objektivi i saj do te jete fitorja dhe ruajtja e vendit te pare.
Por nga ana tjeter, trajneri Edlir Tetova ka deklaruar se do te vleresoje edhe Vllaznise, por njekohesisht skuadra e tij do te ruaje ritmin dhe serine e rezultateve pozitive, pa u ndikuar se çfare do te ndodhe ne “derbi”, ne perballjen e dy kundershtareve te saj.
“Eshte nje ndeshje per t’u vleresuar. Vllaznia ka marre nje trepikesh me shume vlere ne Durres ndaj Teutes, por kjo nuk na ve ne ne presion. Egnatia duhet te ruaje ritmin e saj. Sigurisht nuk presim qe ndeshja ndaj Laçit t’i ngjaje kesaj me Vllaznine.
Vllaznia eshte nje skuader me shume histori dhe duhet te bejme kujdes ndaj saj. Nuk e kam mendjen aspak tek ‘derbi’ i kryeqytetit dhe rezultati qe do te prodhoje ai. I gjithe fokusi eshte i perqendruar tek sfida jone ndaj skuadres shkodrane ku do te kerkojme fitoren dhe pastaj te presim dhe te shohim se çfare do te prodhoje ‘derbi”- eshte shprehur Tetova.
Te plote prononcimin e trajnerit te Egnatias mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: