Kapiteni i Shqiperise Berat Gjimshiti gjate prononcimit te tij ne emisionin “Koha shtese” eshte ndalur edhe tek emocionet e perballjeve te Europianit te ardhshem duke dhene edhe preferencen e tij per kundershtaret me te cilet deshiron te ndeshet. Ja si eshte shprehur ai:

“Unë isha i ftuar te Podkasti i Edi Ramës dhe më bëri pyetjen se kë dua në grupin e Europianit. Unë nuk e di, si gazetarët i tjetërsojnë fjalët siç i duan ata, kjo është një nga arsyet se pse unë nuk dal shpesh në intervista. Del që kam thënë një gjë se unë në fakt, nuk e kam thënë kurrë.

Unë thashë dua Gjermaninë, jo se janë të dobët ata, por thashë se dua Gjermaninë për t’i treguar gjermanëve në shtëpinë e tyre, se ne kemi më shumë tifozë sesa vet ata që organizojnë Europianin, kjo ishte e gjitha. Do të ishte e bukur që të luanim kundër Gjermanisë për të pasur më shumë tifozë se ta, e dua Gjermaninë në grup për këtë arsye.

Unë kur isha i vogël në shkollë, më bënin shumë “me nerva” tifozët italianë. Në Zvicër jetojnë shumë italianë dhe sa herë që Italia fitonte një ndeshje me shumë rëndësi, ditën tjetër ata vinin me fanellat e Italisë dhe thonin: “Ne jemi më të mirët”.

Prandaj dua që kjo të ndodh edhe me shqiptarët, nëse biem me Gjermaninë dhe arrijmë të fitojmë me ta, të nesërmen në shkollë dhe në punë, shqiptarët mund të veshin fanellën e Shqipërisë dhe mund t’i provokojnë gjermanët, është një gjë e bukur”, tha Gjimshiti./SHKODRA-SPORT.COM/