Vllaznia e futbollit te femrave eshte shembulli i suksesit ne sport. Tituj te shumte kampion, kupa, perfaqesime dinjitoze ne arenen europiane, jane disa nga rezultatet e saj.

Arritja e tyre e ka nje arsye: Punen shume te mire te behet, por edhe faktin qe skuadra ka nje bosht te saj me lojtare cilesore, bosht qe eshte krijuar prej vitesh.

Esmeralda Franja eshte aty qe nga krijimi i saj, Megi Doçi ben 10 vjet ne Shkoder, e pas saj me “veterania” eshte Luçije Gjini. Erdhi nga Durresi para 9 vitesh dhe sigurisht qe nuk ka nder mend te largohet nga Vllaznia deri ne fundin e karrieres se saj.

Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, Gjini ka rrefyer gjithçka. Sukseset me Vllaznine, perfaqesimi dinjitoz me kombetaren shqiptare e shume gjera te tjera.

Por e bukura e gjithe ketij rrefimi eshte pergjigja e pyetjes se fundit te intervistes se çfare do te thote fjala “Vllaznia” per nje futbolliste joshkodrane dhe pergjigja e Luçit ishte e tille: “Vllaznia eshte familja ime e dyte”.

Nje shprehje qe i ka brenda te gjitha. Por te plote intervisten e saj mund ta degjoni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: