Kombëtarja u-19 u mund dje në shifrat 4-0 nga bashkëmoshatarët e Francës. Diferencat mes kuqezinjëve dhe “gjelave” diheshin që në fillim, por disa nga lojtarët në fushë dhanë “shkëndija”. Protagonistët që ranë ndoshta më shumë në sy te kombëtarja e Cungut ishin futbollistët shkodranë.

Kështu dyshja e akademisë Vllaznia, Paulo Pjeshka dhe Rejan Alivoda e panë veten titullarë ku dhanë maksimumin nga cilësitë e tyre. Të dy ishin pjesë e mesfushës kundër Francës.

Po ashtu Marcelino Preka tashmë i konfirmuar si titullar absolut tek Bylis ishte ndoshta më i miri në fushë tek Shqipëria. Vend në formacion kishte edhe për Elio Zallin e ndërsa si zëvendësues u aktivizuan edhe Hysaj e Zenelaj.

Disa futbollistë interesantë këta për të ardhmen e Shqipërisë, por që duhet të punojnë shumë për të arritur tek suksesi. Madje duke filluar që nga ndeshja e së shtunës ku Shqipëria do ketë përballë Serbinë në “Elbasan Arena”.
Endri ÇINARI