Ndonese ka shume rivalitet, ajo e ka nisur gradualisht dhe sot eshte titullare ne formacionin e Vllaznise. E kemi fjalen per futbollisten shkodrane Matilda Gjergji.
Ajo vetem 4 dite me pare ka mbushur 19 vjeç, por eshte pjese e skuadres kuqeblu prej disa sezonesh teksa ka marre pervojen e duhur dhe tashme po spikat me performancat e saj.
Duke folur per “Shkodra Sport” pas fitores te Kupes se Shqiperise ne finalen ndaj Tiranes qe u mbyll ne shifrat e thella 7-0, mbrojtesja e Vllaznise u shpreh:
“Shumë emocion të jesh pjesë e Vllaznisë, sidomos të jesh në formacion dhe të luash 90 minuta për këtë ekip i cili ka edhe një kontribut shumë te madh ne formimin tim sigurisht. Vllaznia për mua është një pasion që e vogël.
Jam tepër e kënaqur me arritjet e mia dhe shpresoj të vazhdoj më shumë. Normalisht që pretendojmë për trofe të tjerë, por edhe të marrim ‘yllin e Artë’ në fanelën tonë, që do të ishtë sigurisht një krenari për ne dhe për qytetin tonë’- shprehet futboollistja Matilda Gjergji./SHKODRA-SPORT.COM/