Nëse trajneri Brdariç u tregua pak diplomat duke mos dashur ta shfaqë hapur optimizmin e tij në prag të ndeshjes me Kukësin, mbrojtësi Mevlan Adili është shfaqur ndryshe. Ai shprehet i bindur se fitorja do t’i takojë Vllaznisë në takimin e nesërm.

“Vjet ishim të bukur në fushë por nuk ishim të suksesshëm në fund me rezultate, ndërsa sivjet nuk do të jemi të bukur, por do të gëzojmë suksesin në fund.

mendoj se kemi punuar shumë mirë në stërvitje këto ditë dhe e dimë se me çfarë kundërshtari kemi të bëjmë nesër, por mua personalisht më ka djegur shumë ajo humbje në ndeshjen e parë ndaj Kukësit, për mënyrën si e humbëm atë.

Ne kemi rastet tona por nuk i shfrytëzuam ato dhe në fund e pësuam. Nesër është dita jonë më e mirë për të treguar se ajo fitore e Kukësit ishte e rastësishme dhe se ne jemi të zotët e kësaj fushe”- është shprehur ndër të tjera mbrojtësi Adili.

Të plotë prononcimin e tij mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: