Partizani, të dielën në orën 16:00 do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat e vlefshme për javën e 27-të atë me Bylisin në “Elbasan Arena”.

Të kuqtë kanë zbritur në fushën e stërvitjes në kompleksin “Football Republic”. Ndërkohë që trajneri Ilir Daja si rrallë herë do ta ketë skuadrën të plotë me mallakastriotët.

Madje, tashmë janë në formën e tyre më të mirë edhe Ferhan Hasani, apo dhe të tjerë lojtarë, ndërsa nuk ka të skualifikuar asnjë nga futbollistët e tij, çka është një shtysë më shumë për të synuar dhe kërkuar medoemos marrjen e 3 pikëve ndaj ballshiotëve./Vipsport/