Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, ka humbur medaljen në peshëngritje, për vetëm 100 gramë më shumë peshë trupore se rivali i tij, në Europianin e Shtangës që mbahet në Moskë në Rusi.

Me 152 kg, Briken Calja u pozicionua në vendin e katërt në stilin e shkëputjes në kampionatin europian të peshëngritjes. Kampioni në fuqi u tregua i saktë vetëm në provën e parë me 152 kg, aq sa edhe, bullgari Andrev Bozhidar, i cili u rendit i treti dhe mori medalje bronzi.

Pesha trupore e penalizoi në fund në renditje shqiptarin, i cili peshonte 100 gramë më shumë se rivali i tij, Bozhidar dhe kjo e nxori nga zona e medaljes, me këtë të fundit që mori medaljen e bronzit.

Shqiptari, ka fituar 2 medalje, bronz në dy garësh, me 336 kg dhe argjend në shtytje, me 184 kg.