Kampionati i volejbollit te femrave do te startoje pas diçka me pak se dy javesh dhe ne Shkoder jane duke i dhene doren e fundit pergatitjeve per te. Vllaznia e sezonit te ri mendohet te jete nje nga ekipet konkurruese per fitimin e trofeve dhe per kete po punohet fort.

Ne nje interviste per “RTSH Sport”, presidenti i shoqates se volejbollit te femrave te Vllaznise Florian Zekja eshte shprehur se skuadra qe eshte ndertuar tashme do jete me objektiva krejt ndryshe nga ajo e nje sezoni me pare.

“Vjet ishte viti jone i pare ne krye te Vllaznise dhe na del per detyre te korigjojme gabimet tona. Baza e ekipit do te jene vajzat tona, ato vajza qe mbyllen kampionatin e vjetshem me ekipin U20 kur u shpallen edhe kampione te vendit. Plus tyre, me ndihmen e disa partnereve kemi arritur te ofrojme disa vajza me eksperience nga vendet e huaja”- eshte shprehur fillimisht presidenti Zekja.

I pyetur me pas se cilet mendon se do te jene rivalet e Vllaznise ne sezonin e ri, presidenti i shoqates se volejbollit te femrave ne Shkoder eshte shprehur ne kete menyre: “Une e parashikoj startin e kampionatit shume te luftuar.

Nje start ku te gjithe ekipet, duke marre shkas edhe nga viti i kaluar, jane perforcuar shume si me vajza shqiptare dhe po ashtu edhe te huaja. Prandaj une shoh se do te jete nje lufte e bukur dhe them se do te kenaqemi ne kete kampionat qe starton shume shpejt”.

Zekja nuk ka dashur te permende emra, por kuptohet qarte se skuadra rivale per fitimin e titullit kampion jane Skenderbeu kampion ne fuqi, Tirana, Partizani dhe kuptohet edhe Vllaznia e tij e cila sivjet ka pesuar shume ndryshime, pikerisht per te shkuar drejt suksesit./SHKODRA-SPORT.COM/