Kombetarja U19 ka nisur pergatitjet per ndeshjet kualifikuese te Kampionatit Europian. Stafi kuqezi me në krye trajnerin Armando Cungun po zhvillon dy seanca stërvitore në ditë me lojtarët e grumbulluar për këto sfida zyrtare kundër Belgjikës (21 shtator) dhe Spanjës (24 shtator).

Nje nga pikat me te forta te kesaj kombetareje padyshim qe eshte portieri lezhjan i Dinamos Simon Simoni. Ai gjate sezonit te kaluar ka treguar vlera me kete ekip, nderkohe qe gjate veres u fol edhe per mundesine e transferimit jashte vendit. Ne fakt kjo duket se eshte endrra e tij.

Simoni është tashmë një element i rëndësishëm i ekipit kombëtar, jo vetëm U-19, por edhe U-21 më parë. Për të është gjithmonë kënaqësi ftesa nga Kombëtarja, teksa i pyetur rreth objektivave të Shqipërisë në këto kualifikuese, ai shprehet se ekipi do të bëjë maksimumin dhe do të japë më të mrën.

Si e prite ftesën nga Kombëtarja? – Si çdo herë, jam shumë i lumtur që mora ftesën nga Kombëtarja U-19. Do të japim në të dyja ndeshjet, do të japim më të mirën tonë dhe shpresoj pse jo të marrim edhe pikët.

Objektivat e skuadrës dhe si e sheh Simoni gjendjen e ekipit – Gjendja e ekipit është mjaft e mirë. Kanë ardhur disa lojtarë të rinj, por shumica e lojtarëve kanë qenë edhe më herët me ekipin. Do i ndihmojmë edhe djemtë e rinj të përshtaten me ekipin dhe të japim maksimumin në ndeshje. Një pjesë e futbollistëve do të na bashkohen në Belgjikë. Cilësitë e Spanjës dhe Belgjikës janë shumë të mira. Janë ndër ekipet më të mira në këtë grupmoshë, i dimë kualitetet e tyre. Por besoj se kemi një grup të mirë, forcë kemi, janë bashkëmoshatarët tanë. Ne do japim maksimumin në të dyja ndeshjet dhe të tentojmë edhe kualifikimin.

Ëndrrat për të ardhmen – Synimi im është Kombëtarja A dhe të jem pjesë e një ekipi europian./SHKODRA-SPORT.COM/