Ka nisur pasditen e sotme Liga Unike ne basketboll per meshkuj me pjesmarrjen e ekipeve te Shqiperise dhe Kosoves. Vllaznia startoi e para duke luajtur ndaj Pejes me te cilen ka humbur duke i dhene fund ketu rrugetimit te saj ne kete kompeticion.

Por per presidentin Alban Xhaferi nuk kishte rendesi aspak eliminimi, por starti i kesaj Lige qe do te jete me rendesi historike per sportin dhe veçanerisht basketbollin dhe kete e ka shprehur edhe permes nje statusi te publikuar.

“Një gurthemeli mjaft i rëndësishem për te ardhmen e basketbollit ndër shqiptare dhe atë rajonal, fillimi i Liges UNIKA, një aktivitet me rëndësi historike për krejt sportin dhe vecanarisht basketbollin.

Pas shumë përpjekjesh fillojme Ligen UNIKE duke bashkuar edhe më tepër shqiptarët nga dy anët e kufirit, duke i uruar rrugë të mbarë këtij kompeticioni në të ardhmen, shpresoj shumë që Liga UNIKA të kthehet jo vetëm në një simbol bashkimi por edhe promovimi dhe zhvillimit te basketbollit”- shkruan Xhaferi.

Ne kete menyre, Vllaznia e basketbollit te meshkujve i jep fund rrugetimit ne Ligen Unike duke u perqendruar tashme tek kampionati shqiptar ku do te synoje padyshim fitimin e titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/