Vllaznia u mund 3-1 ne transferten e veshtire ndaj Tiranes, ne nje ndeshje shume te dobet per ta. Tashme, ekipi kuqeblu e sheh Europen nga poshte dhe ndodhet ne kushte jo shume optimale.

Jane edhe dy ndeshje per t’u luajtur dhe kuqebluve nuk u lejohet asnje hap fals, teksa garen e kane me Partizanin dhe Kukesin. Edhe ne rast se Vllaznia arrin te renditet e katerta, ekipi shkodran e siguron Europen, pasi nese ata dhe Laçi renditen ne tri vendet e para ne kampionat, kualifikohet ne Conference League edhe vendi i katert.

Kjo ndodh, sepse Vllaznia dhe Laçi diskutojne se bashku ne finalen e Kupes se Shqiperise. Keshtu, pas humbjes ndaj Tiranes, kuqeblute kane bere nje hap prapa drejt Conference League permes kampionatit.

Diferenca aktuale me Partizanin eshte tri pike, ndersa me Kukesin jane me pike te barabarta. Megjithate, Kukesi ka avantazhin ne perballjet direkte dhe Vllaznise i duhet me patjeter te grumbulloje me shume pike se skuadra e Diego Longos, per te arritur kualifikimin permes kampionatit.

Maringlen ZHIVANI