Kastrioti-Vllaznia u drejtua nga arbitri i kolegjiumit të Tiranës, Ardian Beqiri, ndërsa në VAR ishte Juxhin Xhaja, i cili mban edhe stemën e FIFA-s.

Në përgjithësi gjyqtari kryesor e menaxhoi mirë ndeshjen, ndërsa në rastin më të diskutueshëm që pati, mori një vendim të drejtë, pa pasur nevojën e teknologjisë.

31’ Pas një asisti të Hasanit, Greca fiton duelin e shpejtësisë me Krujën rreth 30 metra larg portës dhe në përpjekje për të kontrolluar topin, pengohet nga mbrojtësi i Vllaznisë.

Arbitri Beqiraj e ndëshkon lojtarin shkodran direkt me karton të kuq, duke vepruar drejt, pasi i hoqi mundësinë e shënimit të golit Grecës, që dilte i vetëm me portierin.