Një episod i veçantë ka ndodhur në ndeshjen mes Khimkit dhe Buduçnostit, sfidë e vlefshme për Euroligën e basketbollit.

Lojtari Stefan Markoviç kërceu për kosh tri-pikësh, por në momentin e fundit ai vendosi të pasonte te Jordan Mickey, duke e gjetur këtë të fundit të papërgatitur.

Mickey u kthye për të kontrolluar një top të mundshëm poshtë koshit, por çuditërisht topi iu përplas në kokë, duke përfunduar më pas brenda koshit. Shihni videon e mëposhtme, me dy pikë të marra nga Khimki.

https://twitter.com/EuroLeague/status/1065300755991670793?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1065300755991670793&ref_url=http%3A%2F%2Fnewsport.al%2Fvideo-ndodh-ne-basketboll-lojtari-shenon-kosh-me-koke%2F