Ne Superligen shqiptare ne 9 jave kampionat u shkarkuar 6 trajnere!!! Nje shifer shume e larte, e cila tregon me se miri faktin qe presidentet e klubeve tona jane te padurueshem nga mungesa e rezultateve dhe zgjidhjen e gjejne tek largimi i tyre.
Ne Shkoder ne fakt ka 2-3 jave qe sidomos ne rrjetet sociale dhe jo vetem, tifozet po i kerkojne presidentit Xhaferi pse jo, te marre edhe vendimin per largimin e trajnerit. Por “padroni” i klubit shkodran duket se eshte ndryshe nga te gjithe presidentet e tjere te futbollit shqiptar.
E ka thene kete gje edhe ne nje interviste te para disa muajve te dhene per “Shkodra Sport” teksa eshte pyetur per maredheniet me trajneret kur eshte shprehur:
“Ndoshta eshte edhe gabim qe nuk nderhyj te trajneret sepse shume persona ma kane vene ne dukje, por une mundohem t’i besoj projektit, mundohem te krijoj maredhenie te qendrueshme, te krijoj maredhenie afatgjate sepse nuk me pelqejne ato afatshkurtera.
Mundohem qe t’i supertoj maksimalisht trajneret dhe nuk preferoj t’u nderhyj ne punen e tyre, sepse dua t’ua le anen teknike atyre sepse kemi te bejme me profesioniste qe njekohesisht duhet te jene edhe pergjegjes per ate çka marrin persiper.
Mendoj se me trajneret qe kane qene te Vllaznia gjate kesaj periudhe, kemi patur maredhenie te mira, por pastaj oshilacionet dhe rezultatet mund te ndikojne ndoshta ne momente te caktuara, por mundohem te jem i qendrueshem dhe t’u le afatet e duhura per zbatimin e projektit”./SHKODRA-SPORT.COM/