Pasditja e neserme dot e dhuroje nje sfide shume interesante te vlefshme per kategorine e dyte te futbollit shqiptar, “derbin” ne mes Murlanit dhe Ades, i vlefshem per javen e peste te kampionatit.
Nje sfide qe vjen ne nje moment aspak te mire per te dy ekipet. Keshtu, Murlani ka zhvilluar tre ndeshje deri tani dhe i ka humbur te tre ato ndaj ekipeve kundershtare, ndersa Ada ka luajtur kater dhe ka humbur po aq. Si rrjedhoje, te dy kane 0 pike ne tabelen e renditjes.
Kuptohet qe te dy keto ekipe do te tentojne fitoren neser, e cila do t’i bente shume pune. Por nderkohe per prresidentin e Ades Alfred Pjetri, ne kete ndeshje, mbi te gjitha e rendesishme eshte qe te zhvillohet nje futboll fair-play.
“Murlani eshte nje ekip i porsaformuar dhe vjet beri nje paraqitje shume te mire dhe ne nuk e prisnim, nderkohe qe kete here shpresoj qe te behet nje futboll i bukur dhe fair-play”- eshte shprehur presidenti i Ades Alfred Pjetri.
Ai eshte i binudr se fillimi i kampionatit nuk ka qene i mire per ekipin e tij por eshte i bindur se gjerat do te ndryshojne per mire me kalimin e javeve prandaj dhe shton: “Eshte e vertete se fillimi nuk ka qene aspak i mire dhe kjo ka ardhur ngaqe skuadra e ka filluar me shume vonese stervitjen. Por me kalimin e javeve, jam i bindur se gjerat do te ndryshojne dhe ne do te renditemi ne mesin e arte te tabeles se klasifikimit”./SHKODRA-SPORT.COM/
Te plote prononcimin e presidentit te Ades Alfred Pjetri mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: