Shqipëria U-21 arriti të merrte një fitore të rëndësishme 0-1 ndaj Kosovës në transfertë. Enis Çokaj ishte autori i golit të vetëm të shënuar në këtë ndeshje.
Mesfushori i Lokomotivës me kokë e dërgoi topin në rrjetë duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të Shqipërisë U-21 në Europian.
Para fillimit të ndeshjes, të dyja skuadrat kënduan himnin shqiptar duke emocionuar të gjithë tifozët shqiptarë.
Në fund të ndeshjes Federata shqiptare shpërndau një video nga festa e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.
Një festë e tepërt duke parë që luanin përballë “vëllezërve” nga Kosova dhe duhej evituar me çdo kusht edhe pse pas 3 pikëve të fituara festa është legjitime, por në këtë rast ishte e panevojshme./newsport/