Andrea Isufaj, lojtari i lindur në Itali por me origjinë nga Kopliku, është një nga futbollistët e shumtë shqiptar që po spikatin në kampionatin e të rinjve në Itali.

Sulmuesi 18-vjeçar ka bindur klubin e Kievos i cili i ka siguruar një kontratë me profesionistët duke e grumbulluar edhe me ekipin e parë.Lojtari ka treguar të gjithë vlerat e tij dje, në ndeshjen e kampionatit të të rinjve kundër Interit kryesues, duke shënuar golin e fitores 2-1 me përmbysje.

Isufaj tregoi instinkt të shkëlqyer para portës kundërshtare në minutën e 78 të ndeshjes duke dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë një sukses të rëndësishëm skuadrës së tij dhe për të ndalur zikaltrit.

Te këta të fundit luajti 90 minuta duke dhuruar një paraqitje të mirë mesfushori i përfaqësueses U-19, Armand Rada.Për Isufajn, ky ishte goli i 5 i shënuar në këtë kampionat me fanellën e Kievos.

Futbollisti nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, edhe pse ka pasur kontakte të vazhdueshme me FSHF-në, ndërsa më parë është grumbulluar disa herë nga përfaqësuesja U-17 e Italisë. /vipsport/