Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Një 'thesar' për sulmin kuqezi, shkodrani Gabriel Kulla po bën për...

VIDEO/ Një ‘thesar’ për sulmin kuqezi, shkodrani Gabriel Kulla po bën për vete edhe specialistët e futbollit italian

Qendërsulmuesi shqiptar Gabriel Kulla po dëshmon se ka një të ardhme të ndritur, aq sa ka bërë për vete edhe specialistët e mediat në Itali.

Kulla tre ditë më parë ka mbushur 18 vjeç, ka lindur në Shkodër dhe luan me Sassuolo U-20 në Primavera (Itali). Gjatë këtij sezoni, sulmuesi i Shqipërisë U-19, ka 8 gola dhe 6 asiste në 26 paraqitje me Sassuolo U-20.

Në videon e cila po qarkullon në rrjetet sociale, përkon me golat dhe paraqitjet e Kullës, e ku demostron aftësinë “vrastare” para portës mike.

Pa anashkaluar si finalizues i shkëlqyer me kokë, i fortë fizikish, teknikë, altruist dhe tepër i zgjuar për të punuar në fazën ofensive, pavarësisht se ka profil natyral “pykën”, ose e njohur në gjuhën teknike te futbollit si “9”.

Një faktor tjetër pozitiv në evoluimin e Gabriel Kullës, ka qasje me rezistencën fizike, dëmtohet shumë rrallë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments