Vllaznia e basketbollit te meshkujve peson edhe nje tjeter humbje ne kampionat, te 12-ten nder 13 ndeshje te luajtura, duke shkuar gjithnje e me poshte dhe drejt renies nga Superliga.

Te rradhes ajo e ka pesuar ne Kamez ndaj skuadres vendase me rezultatin 81-94. Kane qene vendasit ata te cilet e kane nisur mire ndeshjen duke fituar perioden e pare ne shifrat 24-19.

Epersia e tyre eshte thelluar edhe me shume ne perioden e dyte te cilen e fitojne 25-8, pikerisht ndaj nje Vllaznie “te dorezuar” dhe dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 22 pikesh ne favor te Kamza Basket.

Shkodranet permiresojne diçka ne perioden e trete te cilen e fitojne me rezultatin 34-23, ndersa e katerta sjell barazimin 20-20, por qe nuk mjafton per asgje sepse Kamza Basket arriti ta fitonte krejt ndeshjen me shifrat 94-81.

Pikeshenuesi me i mire i Vllaznise ne kete ndeshje ka qene amerikani Tavis Pisol me 26 pike te shenuar, nderkohe qe pas tij vijne Elian Memçaj me 17 pike dhe Elidon Bitri me 16 pike. Pas javes se 13-te ajo ndodhet ne vendin e fundit te renditjes me 14 pike te grumbulluara./SHKODRA-SPORT.COM/