Teuta po rikthehet protagoniste ne Abissnet Superiore, duke marre fitore me ekipet kryesuese, teksa ka mposhtur Partizanin dhe Tiranen ne transferte qe te dyja me rezultatin e paster 0-2.

Trajneri shkodran Edi Martini duket se ka dhene efektin e tij tek kjo skuader dhe e ka shnderruar ekipin durrsak ne nje “kocke” mjaft te forte per kedo qe perballet me ta. Padyshim, nje gje te tille e faktojne me se miri edhe vete shifrat. Ne pese javet e fundit, Teuta ka pesuar vetem nje gol, nje mesatare qe bind se tepermi.

Ne fakt, deri para pak kohesh kur ekipi durrsak drejtohej nga trajneret e tjere paraardhes te Edi Martinit, te gjithe ishin skeptike, madje nuk besoj se do vinte kthesa e shumepritur. Megjithate, nje gje e tille ndodhi dhe aktualisht, Teuta renditet e gjashta ne tabele me 31-pike, qe do te thote se tashme edhe shpresat per te zene nje vend ne Europe jane te medha.

Poashtu, nje fakt tjeter mjaft interesant eshte se Edi Martini tek durrsaket ka edhe disa lojtare shkodrane. Ne sulm eshte Ildi Gruda, me cilesi te jashtezakonshme dhe qe po kthehet ne nje faktor kyc per Teuten.

Nderkohe, dy shkodranet e tjere i perkasin mesfushes dhe fjala eshte per Uheid Hoxhen dhe Klevis Bebeziqin, te cilet kane luajtur me pak, por megjithate ata premtojne per te ardhmen.
Maringlen ZHIVANI