Diten e djeshme Ardit Krymi i ka patur te gjitha brenda vetes. Si gezimin per fitoren e nje tjeter trofeu me skuadren e tij aktuale Shakhter Silogors ne Bjellorusi, ashtu edhe merzitjen per humbjen e skuadres se tij te zemres, Vllaznise ndaj Kastriotit.

Karriera e tij po shkon ne menyren me te mire te mundshme, teksa pas dy kupave te fituara rradhazi me Vllaznine, tashme fitoi edhe titullin kampion dhe dje Superkupen e Bjellorusise. Krymi ka dhene nje interviste diten e sotme teksa ka folur pikerisht per suksesin e tij te rradhes, por edhe per skuadren e tij te zemres. Per me shume lexoni intervisten e tij:

– Ardit urime. U mesuat mesa duket me trofe edhe ne Bjellorusi?

Po, faleminderit. Kur luan ne nje ekip te mire, sigurisht qe do te vijne edhe sukseset.

– Dje fituat trofen e Superkupes. Ishte e veshtire arritja e ketij suksesi?

Po, sepse edhe kushtet atmosferike nuk ishin ato te duhurat, ngaqe fusha ishte e mbuluar me bore dhe po ashtu ishte edhe shume ftohte. Pa lene menjane edhe faktin tjeter qe kundershtari ishte shume i forte, megjithate ne ia dolem.

– E dominuat lojen?

Po, nga fillimi e deri ne fund. Shenuam ne minuten e 36-te golin e vetem te kesaj ndeshje dhe arritem ta administrojme nderi ne fund avantazhin dhe ne fund iu gezuam trofeut.

– Emocione per Krymin qe fiton nje tjeter trofe?

Sigurisht qe jam i kenaqur dhe pata emocione sepse kemi nje muaj e gjysem qe pergatiteshim fort per kete ndeshje dhe ne fund ia dolem. Tani fillon kampionati dhe e rendesishme eshte qe çdo gje po shkon mire. Jam i kenaqur me kete trofe te fituar sepse ne fund te fundit per kete stervitemi, te kemi sukses.

– Ka ndryshuar shume ekipi juaj ne perberje ne krahasim me ate te sezonit te kaluar?

Kemi pasur 2-3 largime, por jane zevendsuar shume mire me lojtaret qe jane afruar.

– Objektiv serish titulli kampion edhe ne sezonin e ri?

Normalisht objektivi i klubit eshte per titull. Po ashtu, edhe te fitojne te gjitha trofete e mundshme. Njekohesisht edhe ne Europe te ecin sa me teper.

– Jeni ambjentuar plotesisht tashme me jeten ne Bjellorusi apo e keni problem te ftohtin?

Jam ambjentuar plotesisht tashme sepse u bene 6 muaj qe jam ketu dhe çdo gje po shkon normalisht. Kuptohet edhe me ndihmen qe me ka dhene edhe shoku im i skuadres Valon Ahmeti. Sa i takon ftohtit, ketu temperaturat shkojne deri ne ’10 grade, megjithate jam mesuar.

– Dje iu gezuat trofete me skuadren tuaj, por besoj u zhgenjyet nga humbja e Vllaznise ndaj Kastriotit?

Ne rradhe te te pare desha te uroj Gurishten per ndeshjen e 200-te me Vllaznine e ishalla sa ma teper me fanellen kuqeblu. Njekohesisht duke shpresuar qe ne fund te sezonit te festojne titullin me Vllaznine. Po kur mbarova ndeshjen time, pashe qe kishte mbaruar pjesa e pare ne Shkoder dhe Vllaznia ishte ne humbje. Me erdhi keq shume per kete rezultat, por ka ndeshje shume ne loje dhe une kam besim shume te ekipi qe do kthehen tek fitorja shume shpejt.

– Sipas jush, pse Vllaznia has probleme me skuadrat e vogla?

Une mendoj se vendosin vetem episodet dhe mungesa e fatit. Normalisht qe duhet te jesh gjithmone i motivuar, por e thashe edhe me perpara, qe gjera te tilla ndodhin gjithmone ne futboll.

– Se fundi, me gjithe keto gabime, e sheh Vllaznine serish pretendente?

Normalisht qe po. As nuk e ve ne diskutim kete gje. Nuk eshte se gabon vetem Vllaznia, çdo ekip gabon. Per mau ajo eshte skuadra me e mire ne Shqiperi. Plus edhe presidenti ka ber çmos qe Vllaznia te jete pretendente. Edhe per mua eshte pretendente sepse ka lojtaret me te mire ne Shqiperi.
Intervistoi: Gjergj KOLA