Ada e Velipojes ka humbur me rezultatin e thelle 4-1 ne transferte ndaj Naftetarit te Kucoves. Edhe pse, velipojaket kane arritur qe te kalojne te paret ne avantazh ne minuten e 4-te me ane te Currit, Naftetari nuk ka leshuar me “pe”, por ka permbysur rezultatin duke shenuar kater gola njeri pas tjetrit.

Sa i takon ndeshjes, pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 2-1 per Naftetarin. Nderkohe, ne pjesen e dyte, vendasit kane shenuar edhe dy gola te tjere, duke e mbyllur kete takim ne kete menyre, me Aden qe pothuajse dorezohet dhe si rezultat i kesaj humbet me rezultatin perfundimtar 4-1.

Me kete humbje, ekipi velipojak veshtireson pozitat ne renditje gjithmone e me teper, duke mbajtur vendin e fundit me vetem dy pike, duke qene tashme pese pike larg Murlanit, ekip i cili e kishte pushim kete jave. Realisht, kjo humbje me Naftetarin eshte me shume pasoja per skuadren e drejtuar nga trajneri Florian Lala, e cila vijon te mbetet e fundit ne renditje.

Edhe ne javen e ardhshme, Ada do te kete nje sfide tejet te veshtire, teksa do te prese ne fushen sportive “Adriatik” ne Velipoje ekipin e Vores, skuader e cila eshte pretendente absolute ne grupin A te Kategorise se Dyte, duke qene se aktualisht renditet ne krye te tabeles se klasifikimit me 29-pike.

Realisht, me ndryshimet e bera ne merkaton e janarit dhe me ardhjen ne krye te skuadres se Ades te trajnerit Florian Lala, por edhe me afrimin e tre futbollisteve te huaj, dy braziliane dhe nje nga Australia, ne kampin velipojak kishte optimizem qe fazen e dyte ta nisnin me rezultate pozitive.

Megjithate, me gjithe perpjekjet, mobilizimin dhe perkushtimin duket se afrimet e reja nuk jane ambientuar akoma me formacionin velipojak. Megjithate, pavaresisht kesaj situate te veshtire, Ada do te vijoje luften e saj maksimalisht per te qendruar me patjeter ne Kategorine e Dyte. /Maringlen ZHIVANI/

Naftetari-Ada 4-1

Goli per Aden: Curri 4′

Formacioni i Ades: Marku, Hurmi, Teixeira (Meta 53′), Curri, Usamah, Qeleshi (Durro 87′), Frroku, Lera, Vogli, Laceja, Barros (Mhillaj 87′) (ne dispozicion: Ndreka) Tr: Florian Lala