Ai nuk mungon asnjehere te jete ne tribune kur luan Vllaznia dhe padyshim qe kjo e ben edhe me te veçante kompozitorin e njohur shkodran Osman Mula. Nje tifoz i deklaruar i kuqebluve i cili ishte i pranishem edhe sot ne tribunen VIP te “Selman Stermasit” per te mbeshtetur skuadren e tij te zemres.

Ai nderkohe pas perfundimit te saj, ka dhene edhe nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” ku ka vleresuar shume paraqitjen e kuqebluve ne fushen e lojes e per kete eshte shprehur:

“Ishte një ndeshje shumë e bukur. Vllaznia bëri maksimumin për t’u teguar e kujdesshme, sepse dihet që Tirana ka një sulm mjaft të mirë, ka Xhixhën, ka një mbrojtje pothuajse të stabilizuar dhe Vllaznia e kishte për detyrë të mbrohej, pasi shpeshherë tregohet ‘kavaliere’. Mjaft mirë luajti edhe mesfusha dhe pothuajse shumë herë kemi qënë pranë golit.

Megjithatë mendoj se edhe një pikë si kjo e sotmja në Tiranë, nuk është pak. Mjafton që ne sot nuk dolëm pa pikë. Jemi afërsisht në një nivel me Tiranën. Në dy minutat e fundit e ndeshjes unë dola dhe e shikova ndeshjen përtej xhamave, pasi na ndodh shpeshherë që ne të pësojmë gol në minutat e fundit.

Mendoj se ky është rezultati më i drejtë. Përballuam një ekip shumë të fortë dhe luajtëm me një kujdes shumë të madh. Kjo ndeshje më dha shpresë dhe arsyeT ta dua më shumë dhe ta mbështes më shumë Vllazninë. T’i marrim 4 pikë Tiranës është një gjë mjaft e mirë për ne, pasi 4 pikë nuk i kemi marrë as Erzenit deri tani, por vetëm 1. Vijmë pas një ndeshjeje me Egnatian, e cila na ka lënë një plagë mjaft të madhe dhe kisha atë frikën se mos do të ndodhte si atë ditë, por jo, sot ishim shumë mirë”

Mos të harrojmë se dy ndeshjet e kthimit me Tiranën janë në Shkodër, gjë që është mjaft e mirë për ne. Duhet t’i fitojmë sidomos ndeshjet në Shkodër. Më një fitore ne dalim në krye të rënditjes, kështu që mund të them se i kemi të gjitha mundësitë për titull. Fakti që rubrikat sportive dhe vetë gazetat nuk na kanë marrë parasysh deri tani, por kanë nxjerrë pertendentë Partizanin, Lacin, madje dhe Erzenin dhe Egnatian, na bën më të fortë dhe na le të besojmë se Vllaznia është pretendente mjaft e fortë dhe i ka të gjitha mundësitë për titull”./SHKODRA-SPORT.COM/