Prej gati tre vitesh ndodhet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, atje ku perpos studimeve vijon te ndjeke edhe pasionin e saj te madh sportin e volejbollit. E kemi fjalen per ish- kapitenen e Vllaznise Amela Qershia.

Ajo eshte pjese e ekipit MSU Denver me te cilin jo vetem qe eshte titullare, por eshte shnderruar ne nje nga pikat me te forta te tij. Ne kampionatin e fundit ky ekip ka arritur 18 fitore dhe asht humbje duke u shpallur kampion dhe tashme ndodhen ne fazen e kualifikit per ne tete me te mirat e Uashingtonit.

Ish- pauesja e Vllaznise nderkohe ka dhene se fundi nje interviste per gazeten “Shkodra Sport” teksa eshte rikthyer ne kujtimet e saj te bukura ne Shkoder, ka folur per diferencat ne mes volejbollit shqiptar e atij amerikan, por edhe per shume gjera te tjera.

Kujtojme qe para largimit nga Shqiperia, Amela Qershia ka qene pjese e kombetares shqiptare, por nderkohe qe tashme eshte rritur shume nga ana profesionale, ne adrese te saj nuk ka shkuar asnje ftese. E pyetur ne lidhje me kete gje, ajo eshte shprehur:

“Te them te drejten nuk kam patur asnje ftese nga kombetarja, ndonese gjerat i kisha lene hapur me te, por jane te tjeret qe vendosin per kete gje. Une jam e hapur per ftesa sepse e pranoj qe kombetarja ka qene nje nder trampolinat me te medha per largimin tim nga Shqiperia drejt Amerikes.

Nuk e di pse emri im eshte harruar, por natyrisht qe jam e hapur per nje rikthim ne kombetaren shqiptare”- eshte shprehur volejbollistja shkodrane Amela Qershia qe luan me sukses ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e saj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: