I merzitur natyrisht nga eliminimi i Vllaznise, presidenti Lazer Matija megjithate ka gjetur kurajon dhe forcen t’i falenderoj vajzat e ekipit te tij, per ate se çfare dhane ne fushen e lojes. Ne prononcimin e tij per mediat, ai kurrsesi nuk e ka quajtur deshtim largimin nga ky kompeticion qe ne raundin e pare.
Njekohesisht Matija eshte ndalur edhe tek merkatoja, duke thene se me disa prej lojtareve te ardhura, eshte gabuar dhe levizjet e tyre kane qene nje deshtim, çka ndikoi edhe ne lojen e skuadres.
“Më vjen keq. Ishte një ndeshje e luftuar. Ne ishim përgatitur që të kualifikoheshim, pasi ky ishte qëllimi i klubit. Treguam vlera në raste të vecanta, pavarësisht se fillimi i lojës nuk ishte shumë i mirë për ne. Ekipi ishte nën presionin e fushës, nën presionin e rezultatit dhe kjo solli dhe pësimin e golave.
Nuk jam i kënaqur në tërësi me blerjet e reja. Ka lojtare me vlera, por ka edhe lojtare që sot ndikuan negativisht në rezultat. Ka 5-6 lojtare të nivelit shumë të lartë, por jo të gjitha. Nuk është e thjeshtë që brenda 1 muaji të riformatiohet plotësisht ekipi. Ky nuk eshte deshtim sepse u eliminuam nga nje ekip qe kualifikohet rregullisht ne mes 32 skuadrave me te mira te Europes.
Dhe te luash ne nivele te tilla nuk eshte e lehte dhe kete duhet ta pranojme te gjithe, pavaresisht se gjithmone duam te fitojme. Vllaznia është në nivelet më të larta të futbollit të vajzave”- eshte shprehur presidenti Matija.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: