Kategoria Superiore do të rikthehet në mesjavë pas pauzës për shkak të angazhimit të ekipit Kombëtar, teksa ditën e sotme është zbuluar edhe axhenda e javës së tretë.

Siparin e kësaj jave do e ngrejë dueli mes Egnatias dhe Erzenit, e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë në orën 16:00, teksa po këtë të mërkurë në orën 19:00, do të zhvillohet dueli Dinamo-Kukësi. Për sa i përket stadiumit nuk është përcaktuar ende.

Të enjten në orën 15:00, Tirana do të masë forcën në kryeqytet me Skënderbeun kryesues, ndërkohë që java e tretë do të kulmojë me supersfidën Vllaznia- Partizani që do të startojë në orën 18:00. Kjo ndeshje ne fillim ishte vendosur te luhej diten e merkure, por me pas eshte vendosur te shtyhet me 24 ore. Nga ana tjeter, dueli Laçi-Teuta do të mbyllë siparin e kësaj jave. Kjo përballje do të luhet të premten në orën 16:00.

AXHENDA E PLOTË E JAVËS SË TRETË:

E MËRKURË 13 SHTATOR

EGNATIA-ERZENI ORA 16:00

DINAMO-KUKËSI ORA 19:00


E ENJTE 14 SHTATOR

TIRANA-SKËNDERBEU ORA 15:00

VLLAZNIA- PARTIZANI ORA 18:00

E PREMTE 15 SHTATOR

LAÇI-TEUTA ORA 16:00