Pavaresisht perpjekjeve, Vllaznia e femrave nuk ia doli te shkonte me tej teksa u eliminua nga Liga e Kampioneve te Europes te ketij sezoni pas humbjes 1-2 ne “Loro Boriçi” me kampionen islandeze Valur.

Trajneri i ekipit shkodran Haris Lika pas ndeshjes ka shprehur keqardhjen per humbjen dhe eliminimin, por nga ana tjeter ka perseritu edhe njehere faktin se perballe kishin nje kundershtar te forte.

“Më vjen keq për këtë rezultat. Ishim pergatitur për këtë ndeshje. E dinim se kishim një kundërshtar të fortë përballë, e kishim parë ndeshjen e parë. Kemi konstatuar pikat e tyre të forta dhe jemi munduar t’i mbulojmë, pavarësisht se ato janë lojtare cilësore. Mendoj se lojtaret tona bënë një punë të mirë. Ishte një ndeshje e bukur.

Më vjen keq që pësuam një gol totalisht të evitueshëm, por futbolli ky është, nuk mund të fajësoj askënd. Në pjesën e dytë e cuam ritmin, dominuam fizikisht dhe taktikisht kundërshtarin, e vumë nën presion, goditem edhe traversen, por përsëri pësuam atëherë kur nuk pritej, në momentet më të mira të ekipit tonë dhe kjo gjë ndikoi shumë në psikologjinë e ekipit.

Gjej rastin të falenderoj publikun që i dha zemër ekipit dhe ndihmoi në shënimin e atij goli të mrekullueshëm, por ishte shumë vonë. Kishim shumë raste të tjera me të cilat mund ta conim ndeshjen në shtesë, por futbolli ky është.

Sigurisht qe jemi te merzitur qe eliminohemi ketu, sepse ndoshta te gjithe prisnin qe Vllaznia te shkonte serish ne fazen e grupeve, por duhet te dime se ajo çfare ka bere Vllaznia vjet ka qene diçka e mrekullueshme dhe duhet shume per t’u perseritur”- eshte shprehur trajneri Lika.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: