Vllaznia fiton serish. Kete here edhe ndaj Egnatias kryesuese dhe kjo i ka lumturuar te gjithe. Me se shumti, presidentin Alban Xhaferi i cili e sheh skuadren e tij gjithnje ne rritje dhe brenda objektivave te saj.

Pas fitores se sotme 2-1 ndaj rrogozhinasve, numri 1 i klubit shkodran u shpreh: “Besoja tek kjo fitorja, duke pare gjendjen e djemve, duke pare entuziasmin ne ekip. Mendoj se sot ata dhane maksimumin e mundshem sepse po e them tani, kemi pare gjysmen e ekipit me gjendje gripale.

Prandaj dhe ata kane sakrifikuar shume per ta arritur kete fitore e cila ishte fitore karakteri, me zemer e cila duhej sot edhe per 105 vjetorin e klubit.

Batuta: Me ka shku mendja me dal kampion? Tash me duhet t’i them Bujar Qamilit me ba nje kange te re per Vllaznine, pikerisht me kete motiv”./SHKODRA-SPORT.COM/