Fitorja 1-0 mbremjen e sotme ndaj Laçit, i ka gezuar te gjithe ne kampin shkodran. Skuadra pas shume kohesh rimblidhet ne mesin e fushes e me pas festa ka vazhduar edhe ne dhomat e zhveshjes.

Por nderkohe, gezimit te futbollisteve dhe stafit teknik i eshte bashkuar edhe presidentin Alban Xhaferi. Ai ka kercyer dhe bertitur me te madhe per fitoren duke treguar se e kishte pritur jashtezakonisht mire nje sukses te tille.

Fitorja e sotme ndaj Laçit ishte e dyta rradhazi kete kampionat dhe ne fakt kjo eshte hera e pare qe ndodh me Vllaznine e ketij sezoni dhe mbase nje tregues se skuadra po rikthehet tek seria e rezultateve pozitive.

Gjate javeve te fundit, kuqeblute kane kaluar edhe momente te veshtira por te gjithe sebashku, me ne krye presidentin Xhaferi jane munduar t’i kalojne me qetesi dhe duket se kjo ka qene zgjidhja e duhur sepse rezultatet po vijne.

Me poshte keni mundesi te ndiqni festen e ekipit te Vllaznise pas ndeshjes se sotme me Laçin: