Ecuria e mire e Vllaznise ne javet e fundit ne opinionin sportiv i dedikohet me se shumti dyshes Qatip dhe Tefik Osmani. Te dy ata kane plotesuar njeri- tjetrin dhe si rrjedhoje situata ka ndryshuar teresisht nga ajo qe la dyshja e meparshme Memelli- Plori.

Por nese shumekush ia dedikon kete kthese trajnerit, eshte vete ai i cili vlereson edhe punen e bere nga drejtori, per te cilin thote se e ka rritur profesionalizmin ne skuader.

Ne rrefimin e tij ne PODCAST-in e “Shkodra Sport”, Qatip Osmani deklaroi: “Tefiku ka sjelle shume te mira ne kete klub, po ashtu edhe per ne si staf teknik na ka sjelle te reja, sepse niveli i profesionalizmit me ardhjen e tij eshte rritur.

Ai eshte nje njeri ambicioz, i cili i kushton shume rendesi detajeve dhe mund te them me plot gojen se kemi krijuar nje staf shume profesional. A ka vend per permiresim? Padyshim qe gjithmone ka vend per permiresim”./SHKODRASPORT.COM/