Nga prof.dr. Xhevdet ZEKAJ

Eshtë e vështirë t’i përcaktosh me pak fjalë ata, kur flitet për Sulejman Demiollarin dhe Sabah Bizin. Me të dy bëra një fotografi në festën e Vllaznisë, para pak ditësh. Janë dy emblema të futbollit shqiptar, modeli i lidershipit të vërtetë në futboll. Dy mjeshtra të mëdhenj të futbollit, të mesfushës, të përdorimit të topit, Bizi ka përfaqësuar tri skuadra: Vllazninë, Partizanin dhe kombëtaren kuqezi. Demollari i ka qëndruar besnik Dinamos së tij të zemrës në Shqipëri, në rang klubi, shto këtu “dirigjimin” e kombëtares sonë.

Dy emblema të futbollit shqiptar, personalitete të skuadrave respektive ku kanë luajtur. Bizi një “mbret” i mesfushës së viteve 70-80-të, ndsërsa Ddemollari i një dekade më vonë.

Nëse i analizojmë në kulmin e tyre si futbollistë, Bizi ka qenë pak më i fortë fizikisht, edhe më luftarak. Demollari ka qenë shumë më teknik, strumbullari i lojës së Dinamos dhe kombëtares, një kapiten i vërtetë.

Sulejman Demollarit nuk kemi cfarë t’i përmendim më përpara, por mbi të gjitha vlen të evidentohet fakti se në cdo grup-moshë dhe ekip ka qenë kapiten. Sula do të mbahet mend si dirigjenti pas treshes Ballgjini-Përnaska-Zëri. Ai do të mbahet mend për atë gol të mrekullueshëm në Angli, me fanellën kuqezi.

Një gol super i rregullt, por që u anulua pa të drejtë nga arbitrat. Demollari dhe Bizi kanë një emërues të përbashkët edhe jashtë kontureve të fushës së blertë. Ata janë modeli i njerëzve të mirë, spikasin me kulturën dhe edukatën e tyre qytetare. Dy njerëz shumëdimensionalë, që gëzojnë respektin e të gjitha tifozërive të futbollit në vendin tonë.

Të dy janë prindër të mrekullueshëm, bashkëshortë idealë, miq të rrallë e fisnikë për këdo, sidomos pjesës së sportit. Nuk gjen fjalë ta përshkruash humanizmin e tyre njerëzor të këtyre dy gjyshërve tashmë, ndaj urojmë t’i kemi sa më gjatë mes nesh, si referenca ideale se si duhet të bëhen futbollistët e rinj në vendin tonë