AEL Limassol e fitoi edhe ndeshjen e dyte ndaj Vllaznise me te njejtin rezultat si ne Qipro, 1-0. Autor i golit eshte i njejti futbollist, serbi Stefan Scepovic.

Por nderkohe, mediat qipriote i kane bere jehone golit te shenuar nga ky lojtar ne stadiumin “Loro Boriçi”. Per me teper menyres se ndertimit te aksionit.

“Goditje e bukur nga AEL në Shqipëri. Torres dhe Riera bashkëpunuan me Scepovis duke qëndruar vertikalisht me te dhe… 0-1.

Tre lojtare të AEL ishin fitues kundër pesë të Vlaznisë duke na dhënë një gjë shumë të bukur në krijimin dhe realizimin e golit.

Ne fakt, perpos merites se miqve, ne kete gol kuptohet qe kane faj edhe lojtaret e Vllaznise. Duke nisur nga mesfushoret qe markojne larg kundershtaret e tyre dhe per te perfunduar tek Imami qe eshte shume larg autorit te golit dhe madje kerkon ta lere edhe ne pozicion jashte loje, por ne fakt eshte vete ne kunderkohe.

Nje gol qe erdhi ne minuten e 20-te dhe qe ne fakt kushtezoi shume gjera ne lojen e Vllaznise, e cila e pati te veshtire te beje me te miren e saj. Vetem ne 20 minutat e fundit reagoi disi, por edhe atehere fati nuk ishte me te sepse ne dy momente topi u ndal ne shtylle.

Ne videon e meposhtme keni mundesine te shihni rastin e golit te AEL, por edhe momentet me te mira te ndeshjes qe u luajt ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/