Rubin Hebaj duket se po përshtatet mjaft mirë me skuadrën e Al Orobah në ligën e dytë arabe, teksa ditën e sotme gjeti sërish rrugën e rrjetës, në duelin ndaj Jedah, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-2.

Shkodrani arriti të tunde rrjetën në minutën e 9-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Al Orobah, ndërkohë që miqtë përmbysën rezultatin në minutat 48 dhe 77.

Për Hebaj ky ishte goli i tretë në kampionat, në pak ndeshje. Shqiptari po kthehet në një protagonist te skuadra që renditet në vendin e dytë në ligën e dytë arabe dhe është shumë pranë kalimit në ligën e yjeve, ku aktivizohen Kristiano Ronaldo & CO.

Ne kete menyre sulmuesi 25 vjeçar shkodran po pershtatet shume mire ne futbollin arab dhe si rrjedhoje po e shoqeron edhe me lojera dhe gola e kjo padyshim qe po ia rrit edhe me shume vleren.