Vllaznia do te luaje neser ne oren 16.00 ndaj Laçit ne “Loro Boriçi” sfiden e parafundit te kampionatit, ate qe mund te vendose shume gjera sa i takon objektivit te saj, sigurimit te nje vendi per ne Kupat e Europes.

Trajneri i kuqebluve Goce Sedloski ne konferencen e shtypit te pragndeshjes u shpreh se skuadra neser duhet te sillet ndryshe ne fushen e lojes, ta vleresoje maksimalisht kundershtarin dhe te beje me te miren per ta fituar kete perballje.

Por nga ana tjeter, i pyetur se cilin sheh rivalin me te forte per vendin e katert, Laçin apo Teuten, tekniku maqedonas u shpreh se kjo gje nuk i intereson dhe as kombinimet e mundshme qe mund te bejne ekipet e tjera.

“Kam folur me lojtaret, ata jane shume pozitiv dhe shpresoj qe te bejne ate çfare duhet bere dhe ta fitojme kete ndeshje. Ne duhet te shohim vetem veten tone, ashtu siç bejne planet e tyre edhe kundershtaret tane.

Teuta luan me Egnatian por une u kam dhene lojtareve te mi qe te mos ndikohen nga fjalet qe qarkullojne. Te jene te fokusuar vetem tek sfida jone ndaj Laçit. Nuk duhet t’i shohim fare se çfare bejne rivalet tane”./SHKODRA-SPORT.COM/